Aksident i rëndë në Thumanë, 4 të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, pranë zonës së Thumanës ku janë përfshirë një makinë dhe një kamion.

Sipas Policisë së Shtetit mjeti tip Audi me targa të Kosovës i ka rënë nga pas një kamioni dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur në vend 3 persona ndërsa një i katërt ndërroi jetë rrugës për në spital. Paraprakisht, mësohet se viktimat që udhëtonin në mjetin Audi janë anëtarë të një familje.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.