Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Balada prekëse e Bonos për italianët

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 19:25 | Showbiz

Lideri i grupit UD, Bono, ka publikuar një këngë të re, kushtuar popullit italian, një prej më të prekurve në botë nga pandemia e koronavirusit.

Këngëtari 59-vjeçar postoi një video në llogarinë e grupit në Instagram duke kënduar një baladë, ndërsa tregoi se nga ishte frymëzuar për të. Kënga titullohet “Let Your Love Be Known”, dhe është e para që prej vitit 2017.

Bono zbuloi se e kishte shkruar këngën vetëm një orë para se ta postonte online. Shkruar në 17 mars, në ditën e Shën Patrikut, një festë tradicionale në Irlandë dhe jo vetëm, Bono gjithashtu përshkruan se si është të ecësh në rrugët e shkretuara të Dublinit.

Mes vargjeve të këngës thuhet: “Nuk mund të prekeni, por mund të këndoni nëpër tarracat e pallateve, këndomë përmes telefonit, këndo dhe nuk do të jesh kurrë vetëm”.

Javën e kaluar, mijëra italianë në Romë, Milano dhe Napoli dolën në ballkone dhe tarracat e pallateve duke duartrokitur në unison personelin mjekësor në vend, për punën e palodhur që po kryejnë.

https://www.instagram.com/p/B92YsciHcUu/

A2 CNN Livestream

Dita jonë