COVID-19, Serbia merr masa të ashpra, Greqia: Jemi në luftë

Qytetarët serbë mbi moshën 65-vjecare nuk do lejohen të dalin nga banesa, ndërsa të gjithë të tjerët do ta kenë të ndaluar daljen gjatë natës, sipas masave të reja të ashpra të njoftuara nga presidenti Aleksandër Vucic.

Masa, e cila hyri në fuqi të mërkurën vjen mes shtimit të rasteve me COVID-19 në Serbi, ku deri më tani numërohen 72 të infektuar.

Në një fjalim televiziv, dukshëm i pezmatuar, presidenti serb tha se mungesa e disiplinës tek pensionistët, shumë prej të cilëve ngjiten pas njëri tjetrit për të marrë pensionet dhe nuk i janë përbajtur kufizimeve pas shpalljes së gjendjes së emergjencës të dielën, nxiti autoritetet të ashpërsojnë masat.

“Sanksionet do të jenë shumë të ashpra për këdo që do të shkelë izolimin. Nuk po e bëjmë këtë pasi jemi të interesuar për politikë. Me këtë rast dua t’ju informoj se zgjedhjet për përfaqësuesit e parlamentit u pezulluan. Nuk ka zgjedhje për ne, derisa të jemi duke luftuar koronavirusin”, deklaroi kryeministri serb Alexander Vucic.

Vucic tha se autoritetet lokale dhe qytetarët më të rinj do të furnizojnë më ushqime dhe produkte të tjera pensionistët, dhe se qeveria do të caktojë dyqane të vecanta ku të moshuarit do të lejohën të blejnë në orët e para të mëngjësit.

Serbia kishte ndërmarrë kufizime të tjera më herët, si mbyllja e institucioneve arsimore deri në fund të semestrit dhe ndalimi i hyrjes së të huajve në vend.

Edhe kryeministri grek u kërkoi qytetarëvë të tregohen të përgjegjshëm dhe paralajëmroi masa të reja kufizuese në përpjekjen për të frenuar përhapjen e COVID-19. “Jemi në luftë”, tha Mitsotakis, duke paralajmëruar sanksione për ata që shkelin rregullat.

Ndërkohë, Turqia raportoi vdekjen e pare nga koronavirusi ndersa rastet u dyfishuan brenda një dite, nga 47 në 98.