Digjet një automjet në Vlorë, të paqarta motivet

Mbulim makinat frame 387 1100x620

Përfshihet nga flakët një automjet pranë ish shkollës së Aviacionit në Vlorë. Automjeti tip Benz mori flakë ndërsa ishte i parkuar pranë një pallati në zonë.

Dyshohet që ngjarja të jetë e qëllimshme pasi pranë vendngjarjes janë gjetur disa bidonë që dyshohet të kenë qenë me benzinë.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nuk bëhet ende i ditur identiteti i pronarit të mjetit ndërsa nga policia bëhet me dije se e kishte blerë mjetin para katër muajsh.