Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Futbollisti i Sportingut ofrohet t’u bëjë pazarin atyre që nuk munden

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 10:43 | Futboll
Futbollisti i Sportingut ofrohet t’u bëjë pazarin atyre që

Futbollisti i Sportingut të Lisbonës, Francisco Geraldes, është sensibilizuar me situatën që ka krijuar koronavirusi në të gjithë botën, duke ofruar ndihmë për të bërë pazarin e kujtdo që nuk mundet.

Mesfushori ka postuar në Instagram një njoftim ku thotë se është i gatshëm që të blejë gjëra për këdo që nuk mundet ose nuk lejohet të dalë nga banesa këto ditë.

“Kush ka ose njeh njerëz që kanë vështirësi për të bërë pazar apo për të shkuar në farmaci, unë jam i gatshëm të blej për ta. Pazarin do ta bëj me të gjitha masat e nevojshme”, shkruan futbollisti.

Në këtë postim, Geraldes tregoi edhe zonat në të cilat mund ta ofrojë këtë shërbim.

Në 13 mars, Portugalia vendosi alarmin për koronavirusin, kur kishte 78 të prekur dhe asnjë viktimë. Sot, Portugalia ka 448 raste të konfirmuara me koronavirus dhe një viktimë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani