Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi, a mund të preket rezerva valutore? Angjeli: Është fisheku i fundit, risku duhet të ndahet

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 23:42 | Ekonomi
Koronavirusi, a mund të preket rezerva valutore? Angjeli: Është

Emergjenca shëndetësore rrezikon të shoqërohet me një krizë ekonomike. Kjo është arsyeja që qeveritë e vendeve të prekura nga pandemia e koronavirusit kanë gjetur formën e injektimit direkt të parasë në ekonomi nëpërmjet kompensimit të qytetarëve.

Një paketë financiare ndihmëse për ekonominë ka menduar edhe qeveria shqiptare, por shifra dhe skema e kompensimit do të mësohet të enjten. Por, ku do të gjenden paratë?

“Si fillim duhet një paketë financiare që mund të mbështesë shëndetësinë dhe masat sociale. Kjo është emergjente”, thotë ish-ministri i Financave Anastas Angjeli në A2 Business Week.

“Rezerva valutore është fisheku i fundit. Fillimisht shpresoj që mund të bëhet një rialokim fondesh brenda buxhetit. Jo të gjithë riskun duhet ta marrë qeveria. Ky risk duhet të ndahet edhe me kompanitë e mëdha dhe ato që kanë mundësi. Rezerva valutore përdoret për raste të jashtëzakonshme, raste lufte. Shteti natyrisht duhet të konsiderojë si një masë, nëse do të kalojmë në situatë ekstreme, pra do të zgjasë mbi tre muaj, atëherë është edhe kjo një mundësi. Por në këtë fazë që jemi, me masat e para, nuk jemi ende në një fazë të atillë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë