Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi “kris” koalicionin e qeverisë në Kosovë, shkon në 20 numri i të prekurve

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 18:05 | Kosova
Koronavirusi “kris” koalicionin e qeverisë në Kosovë,

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovën bën me dije se në orët e fundit është regjistruar një tjetër rast me koronavirus, duke e çuar në 20 numrin e të prekurve në vend.

Sipas zyrtarëve të këtij instituti, personi i prekur është një grua 55 vjeçare nga një fshat i Komunës së Podujevës. Nga 13 marsi në Kosovë janë testuar 308 persona për virusin e ri me origjinë nga Kina.

Situata e krijuar nga koronavirusi ka çuar në një përplasje politike në orët e fundit mes kryeministrit Kurti, anëtarëve të kabinetit të tij nga radhët e LDK dhe presidentin Thaçi.

Presidenti Thaçi kërkoi mbrëmjen e djeshme në Këshillin e Sigurisë që qeveria të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, gjë e cila u refuzua nga kryeministri Kurti. Për këtë arsye, mëngjesin e së mërkurës, Kreu i Shtetit nxorri një dekret me të cilin shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, i cili duhet të kalojë në Kuvend.

Përveç përplasjes me presidentin, Albin Kurti pati dhe një mosmarrëveshje me aleatët qeverisë dhe për këtë arsye shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, i cili në një dalje publike kritikoi kreun e qeverisë dhe i konsideroi të pamjaftueshme masat e marra deri tani në Kosovë për të përballuar epideminë e Covid-19.

Shkarkimi i ministrit Veliu nuk u prit mirë nga kreu i LDK, Isa Mustafa i cili kërkoi nga kryeminstri Kurti të anulojë këtë vendim, duke i dhënë një javë kohë, një paralajmërim ky që krijon një krisje serioze në koalicionin qeverisës Vetëvendosje-LDK.

A2 CNN Livestream

Dita jonë