Koronavirusi, Thaçi: Kam nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

HASHIM THACI 1100x620

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur me anë të një postimi në Twitter se ka nënshkruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovës, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

“Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i COVID-19. Unë i bëj thirrje Parlamentit të bashkohet e ta ratifikojnë atë”, ka shkruar Thaçi.

Më pas, ai u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke u kërkuar që të ratifikojnë dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.