Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mbi 200 mijë të prekur me koronavirus në të gjithë botën, në Kinë vetëm 13 raste të reja

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 13:54 | Bota
Mbi 200 mijë të prekur me koronavirus në të gjithë

Mesditën e së mërkurës, numri i personave të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën ka kaluar shifrën 200 mijë, nga të cilët kanë humbur jetën 8250.

Situata, aktualisht, është alarmante në Evropë, ndërsa në Kinë janë regjistruar vetëm 13 raste të reja në 24 orët e fundit.

Numri i vdekjeve dhe personave të prekur në Itali, Spanjë dhe Francë vijon të rritet. Deri tani, në Itali janë prekur mbi 31 mijë persona, nga të cilët 2500 kanë humbur jetën. Spanja është vendi i dytë më i prekur pas Italisë. Mbi 11 mijë e 800 persona janë infektuar nga COVID-19 në këtë vend, ndërsa viktimat janë mbi 530. Autoritetet po mbajnë në izolim të pjesshëm 47 milion banorët atje. Në Francë qytetarët të cilët duan të dalin nga banesa duhet të kenë një dokument që detajon arsyet, ose në të kundërtën përballen me një gjobë prej 135 eurosh.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ndaloi udhëtimet nga jashtë bllokut për 30 ditë, në një lëvizje të paprecedentë për blindimin e kufijve mes krizës së koronavirusit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani