Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Negociatat, Krasniqi: Përgjegjësia tashmë është në Tiranë

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 10:12 | Politikë
Negociatat, Krasniqi: Përgjegjësia tashmë është në

Nga 24 deri më 27 mars mbahet samiti, ku Shqipëria pritet të marrë një përgjigje për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Analisti i A2, Afrim Krasniqi, komentoi në një lidhje me “Skype” situatën aktuale politike në vend, duke u shprehur se tashmë përgjegjësia nuk është më në Bruksel, por ajo është në Tiranë.

“Do të duhej që në 15 mars të kishim një përgjigje për kushtet e Bundestagut, por për shkak të situatës aktuale nuk e kemi, kemi pasur progres sa i përket Gjykatës së Lartë.

Të gjithë e kuptojnë se një vendim pozitiv tani për Shqipërinë nuk do të thotë anëtarësim. Ne duhet të kuptojmë se nuk është çështja që Evropa ka vendosur kushte, por ajo që kërkohet është plotësimi i standardeve minimale për të pasur një shtet të së drejtës.

Në këto rrethana, ai që duhet të ishte reagimi ynë nuk duhet të ishte numërimi i kushteve, por të shikohej se çfarë kemi bërë ne. Nuk është më përgjegjësia e BE-së, pasi ajo tashmë është në Tiranë. Ne duhet të përgjigjemi për gjërat tonë”, u shpreh Krasniqi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani