Rritet bilanci i të prekurve në Serbi, ushtria do të ruajë spitalet

serbi koronavirus 1100x620

Radio Europa e Lirë raporton se 6 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Serbi, duke e çuar në 89 numri total të të infektuarve me këtë sëmundje deri në këto momente.

Përmes një konference për shtyp, presidenti Vuçiç bëri me dije se 3 nga të infektuarit janë izoluar në shtëpi ndërsa 3 të tjerët janë dërguar në spital dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Vuçiç përsëriti edhe njëherë thirrje ndaj qytetarëve të vendit të tij të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi që kjo situatë të kalojë me sa më pak humbje jetësh.

“Do të mbyllemi për të shpëtuar jetët tona, për të shpëtuar prindërit tanë dhe gjyshërit tanë”, tha Vuçiç duke shtuar se spitalet shtetërore do të ruhen nga ushtria, ndërsa policia do të monitorojë ata që janë në karantinë.