Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Turqi, mbi 50 të prekur në 24 orë

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 10:40 | Bota
Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Turqi, mbi 50 të

Edhe Turqia nuk i ka shpëtuar koronavirusit, pavarësisht masave të rrepta të vendosur që pas shpërthimit të tij në Kinë.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se është shënuar edhe viktima e parë nga koronavirusi. Ai është një i burrë, 89-vjeç.

Ministri i Shëndetësisë raportoi gjithashtu se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Turqi janë konfirmuar edhe 51 raste të reja, duke e çuar numrin total të personave të prekur në 98 persona.

“Kemi rezistuar 90 ditë me masat që kemi marrë. Ne jemi një nga vendet e para që kemi kuptuar rrezikun që i kanoset njerëzimit që prej shpërthimit të virusit në Kinë. Pavarësisht masave, edhe Turqia është prekur nga ky virus, madje është shënuar edhe viktima e parë”, ka thënë ministri turk.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani