Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Shtyrja e kredive, bankat shpjegojnë se si do të procedohet

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 23:23 | Ekonomi
Shtyrja e kredive, bankat shpjegojnë se si do të procedohet

Pagesat e kredive janë shqetësim për shumë individë dhe biznese. Pak ditë më parë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të shtyhen me 3 muaj pagesat e kësteve të kredive për të gjithë klientët e bankave.

Ky vendim u konkretizua më pas edhe me një marrëveshje të nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Por si e shohin bankat një marrëveshje të tillë? A është sistemi bankar gati për të miratuar shtyrjen e pagimit të kësteve të kredive, pasi në finale edhe bankat janë biznese.

“Është një nismë shumë pozitive, në kohën e duhur që i jep një mundësi klientëve që të marrin frymë, të mos kenë stresin të paguajnë kredinë, por të merren me familjen e tyre dhe punonjësit e tyre, që janë shumë më urgjente se sa kësti i kredisë”, thotë Andi Ballta, drejtori ekzekutiv i “ABI Bank”. “Fakti që i gjithë sistemi po funksionon shumë mirë është shumë pozitiv edhe për sistemin bankar. Nuk ka asnjë arsye që ne të kemi panik”.

Në marrëveshje është përcaktuar një afat kohor prej 3 ditësh për të vlerësuar kërkesat e individëve dhe bizneseve. “Mendoj se afati është i mjaftueshëm. Ne i njohim klientët tanë”, thotë Ballta. “Ne do të luajmë rolin tonë në lehtësimin e kësaj situate. Nuk ka arsye që klientëve të mos i japim përgjigje brenda 3 ditëve”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë