Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Spitali i Vlorës, nis trajnimi i mjekëve dhe infermierëve specializantë

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 12:43 | Aktualitet
Spitali i Vlorës, nis trajnimi i mjekëve dhe infermierëve

Në spitalin rajonal të Vlorës kanë nisur trajnimet e mjekëve dhe infermierëve specializantë në lidhje me trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Bëhet fjalë për rreth 300 infermierë dhe 50 mjekë që do t’i bashkohen stafit të Spitalit të Vlorës në rast nevoje. Trajnimi i tyre bëhet në grupe të ndara me leksione një orëshe, që nisin në orën 8:00 dhe përfundojnë në orën 14:00.

Pasi të përfundojë trajnimi i mjekëve dhe infermierëve specializantë, do të vijohet me trajnimin e vullnetarëve që kanë shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar pranë Spitalit të Vlorës, me qëllim përballimin e situatës së krijuar nga koronavirus në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë