Arrestimi i vëllezërve Çala, reagon ministri Lleshaj – A2

Arrestimi i vëllezërve Çala, reagon ministri Lleshaj

lleshajjjjj 1100x620

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë pas arrestimit të vëllezërve Klement dhe Eldi Çala, të cilët akuzohen për një sërë grabitjesh.

“Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar.

Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë.

Kjo goditje është edhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit: është vetëm çështje kohe!

Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme. 

Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira.

Operacioni vazhdon….”, mbyllet postimi i Lleshajt.