Bota në “kthetrat” e koronavirusit, qytetarët e Kosovës protestojnë kundër politikës

Njerëz nga e gjithë Kosova dolën në dritaret dhe ballkonet e tyre duke përplasur kapakë tenxheresh në një protestë ku i bëhet thirrje qeverisë të marrë masat e duhura për të përballuar koronavirusin dhe për fundin e krizës politike që ka dalë në dritë në ditët e fundit  dhe që mund të sjellë rrëzimin e kabintetit Kurti javën e ardhshme.

Anëtarja e koalicionit qeverisës LDK ka nisur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë pas shkarkimit të një ministri nga radhët e saj pas reagimit që ai pati kundër kryeministrit Kurti se nëse duhet të shpallet gjendja e emergjencës apo jo.

Qytetarët që dolën në ballkone në këtë protestë veçantë kërkuan politikanët të lenë pas dallimet dhe të përballen si duhet me virusin vdekjeprurës.