Koronavirusi, anulohen edhe 3 gara të tjera të Formula 1

26169056 0 image a 63 1584630756738 600x338

Çmimi i Madh i Vendeve të Ulëta, ai i Spanjës dhe i Monakos janë anuluar duke u bërë ngjarjet e fundit sportive që nuk do të zhvillohen për shkak të krizës së koronavirusit. Sezoni i ri i Formula 1, që duhet të niste në mars, nuk ka gjasa të fillojë para 7 qershorit, kur është programuar gara e Azerbajxhanit.

Në një deklaratë të publikuar nga drejtuesit e Formula 1 thuhet: “F1 dhe FIA kanë marrë këto vendime për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e stafeve, pjesëmarrësve dhe tifozëve, të cilët janë shqetësimi ynë primar”.

Organizatorët tani do të duhet të studiojnë kalendarin për të parë nëse do të ketë data të tjera të lira kur mund të zhvillohen këto gara. Çmimi i Madh i Monakos dhe ai i Vendeve të Ulëta ishin dy më të shumëpriturit e këtij viti.