Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi, institucionet arsimore mbyllen deri në 3 Prill

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 17:39 | Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin, me të cilin vendoset që institucionet arsimore në Shqipëri do të qëndojnë mbyllur deri më 3 prill për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se ky vendim është marrë pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforicimit të masave për parandalimin e përhapjes se COVID-19,

"Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill", u shpreh Manastirliu.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani