Koronavirusi ndan brezat… – A2

Koronavirusi ndan brezat…

Brezat gjysherit niperit koronavirusi 1100x620

Një foto e shpërndarë në “Twitter”, nga Chris Page, nga Norwich-i, është bërë menjëherë virale në internet, pasi tregon dramën që ka përfshirë njerëzimin si pasojë e koronavirusit.

Në foto duken gjyshërit, të detyruar të vetizolohen në shtëpi, si më të rrezikuarit nga ky virus, të cilët janë të gëzuar nga një vizitë e nipërve të tyre, por… qëndrojnë të ndarë nga xhami i derës, për të mos i transmetuar virusin njëri-tjetrit, nëse dikush është i infektuar.

Foto, në të cilën pasqyrohet dashuria e gjyshërve për nipërit e tyre, por në anën tjetër edhe trishtimi në pamundësi për t’i përqafuar atë, është shpërndarë dhe komentuar me mijëra herë në rrjetet sociale.