Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi në Shqipëri, konfirmohen 5 raste të reja, 3 prej të cilëve shtetas italianë

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 11:43 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, konfirmohen 5 raste të reja, 3 prej

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 64 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmua 5 raste të reja me COVID-19:

- 3 prej të cilëve shtetas italianë që ndodhen aktualisht në Shqipëri

- Një 80-vjeçar dhe një 42-vjeçar nga Kavaja

 Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

•             Tiranë                   45 qytetarë

•             Durrës                  5 qytetarë

•             Lushnje                2 qytetarë

•             Elbasan                 2 qytetarë

•             Fier                        6 qytetarë

•             Rrogozhinë         2 qytetarë

•             Kavajë 2 qytetar

Jane shënuar deri tani dy raste humbje jete

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar. Tre pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani