Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Las Vegas, nga kryeqyteti i argëtimit në shkretëtirë, nuk ndodhte nga vrasja e John Kennedy

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 10:19 | Fotolajme

Las Vegas njihet si një nga kryeqytetet e argëtimit botëror, një “park lojërash” plot me kazino, lokale, restorante dhe mundësi të tjera që mbledhin çdo vit dhjetëra miliona turistë.

Megjithatë nga mesnata e të martës, edhe ky vend plot hare duket i shkretë, si shkretëtira e Nevadës që e rrethon fizikisht.

Vendimi  i guvernatorit Steve Sisolak për të mbyllur çdo aktivitet jo të nevojshëm ka zbrazur qytetin, dhe pamjet që përcillen e shndërrojnë atë në setin e një filmi horror.

Nevada ka regjistruar deri më tani 50 raste dhe vetëm një të vdekur, por mendohet se vala e koronavirusit nuk ka ardhur ende e plotë, në një vend ku kontaktet sociale janë të shumta.

Historianët kujtojnë se një masë e tillë në Las Vegas nuk kishte ndodhur nga viti 1963, më 25 nëntor, ditën kur u zhvillua funerali i presidentit John Kennedy. Por vendimi i aplikuar për të gjithë shtetin nuk kishte ndodhur kurrë, nga viti 1931 kur u hapën kazinotë e para.

Ekonomikisht për qytetin është një dramë, një në katër persona punon në industrinë e turizmit, që faturon mbi 68 miliardë dollarë në vit. Por tani mbyllja e tyre është vendosur, të paktën deri më 1 maj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë