Lenjani mbetet pa punë, presidenti zviceran prish kontratat me gjithë ekipin prej kronavirusit

lenjani 1100x620

Sporti në botë është pothuajse totalisht i pezulluar nga frika e pandemisë, dhe kampionatet më të mëdha po diskutojnë për mundësinë rikthimit në një të ardhme të afërt.

Por presidentit të Sionit, ekipit të kategorisë së parë zvicerane, parashikimet duket sikur nuk i interesojnë, dhe ka deklaruar se do të prish në mënyrë të menjëhershme kontratat me të gjithë lojtarët e tij, pa asnjë paralajmërim.

Christian Constantin, presidenti i Sion.

Sipas tij, ekzistojnë arsye madhore për vendimin nga momenti që “nuk kemi më burime financiare, na pengohet t’ i japim punë dhe atyre të zhvillojnë profesionin e tyre”.  

Presidenti Christian Constantin njihet për karakterin e tij dhe vendime të bujshme, dhe nuk përjashtohet që kjo të jetë një formë proteste e bujshme ndaj federatës. Sioni gjendet në vendin e tetë në klasifikim, e rrezikuar për rënie. Në ekip luan si titullar edhe kuqeziu Emir Lenjani, si dhe lojtari me origjinë kosovare Pajtim Kasami.