Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ministrja Shahini njofton nisjen e mësimit online dhe në universitete

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 17:21 | Aktualitet
Ministrja Shahini njofton nisjen e mësimit online dhe në universitete

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi pak më parë se pas mësimeve online për shkollat 9 vjeçare dhe të mesme, ka filluar mësimi në këtë mënyrë dhe për universitetet.

"Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës ka filluar mësimin online duke përdorur platformat falas si Google Classrom, Zoom apo Eztalks”, njofton në rrjetin e saj social Facebook, Ministrja Shahini.

“30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin”, nënvizon Shahini ndërsa përgëzoi universitetin për nismën e ndërmarrë.

Të tre këto platforma janë të aksesueshme lehtësisht nga kompjuteri, por edhe nga pajisjet smartphone Android dhe Apple.

A2 CNN Livestream

Dita jonë