Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pezullimi i aktiviteteve, kryebashkiakja Ademi firmos përjashtimin nga taksat vendore

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 16:04 | Aktualitet

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në kuadër të masave për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ka firmosur projekt-vendimin për përjashtimin nga taksat të të gjithë detyrimeve vendore.

Nga ky vendim përfitojnë individët, familjet, personat fizik dhe juridik, OJF-të, subjektet dhe institucionet, në territorin e Bashkisë Shkodër. Përjashtimi nga taksat parashikohet për një periudhe 3-mujore.

Gjithashtu, Bashkia e Shkodrës, në projekt-vendim specifikon përjashtimin nga kamatëvonesat e detyrimeve  vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve. Ky projekt-vendim pritet të hyjë në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë