Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Plani financiar për përballimin e situatës, Meta: Të përcakohen kriteret e ndihmës për njerëzit në nevojë

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 20:52 | Aktualitet
Plani financiar për përballimin e situatës, Meta: Të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka përshëndetur menjëherë planin financiar për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi që prezantoi kryeministri Edi Rama dhe ftoi qeverinë që të përcaktojë sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet në nevojë.

Sa i përket trajtimit financiar të Presidentit,  Ilir Meta shkruan se ai do të shkurtohet në të njëjtën mënyrë, si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik.

Po kështu Institucioni i Presidentit të Republikës është solidarizuar me shkurtimin e fondit të buxhetit vjetor në interes të riadresimit të tyre, në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të vijës së parë në këtë përballje me pandeminë globale të COVID 19.

“Bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë, duke mundur frikën, me besimin e palëkundur te e ardhmja dhe në Zot”, shkruhet në njoftimin e publikuar nga Presidenca.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli