Shtyrja e Euro 2020, UEFA lëshon deklaratën e rëndësishme për tifozët

Eurookkkk 1100x620

Pasi vendosi të shtyjë për vitin 2021 Kampionatin Evropian të futbollit për shkak të rrezikut nga koronavirusi, UEFA ka reaguar me anë të një deklarate duke bërë të ditur se të gjithë ata që kanë siguruar një biletë do të kompensohen, nëse nuk janë të interesuar ta mbajnë biletën për vitin e ardhshëm.

“UEFA do të donte të siguronte blerësit ekzistues të biletave që nëse nuk mund të marrin pjesë në turne në vitin 2021, vlera e biletave dhe paketave të tyre do të kthehet plotësisht. Brenda muajit tjetër, informacione të mëtejshme mbi procesin e rimbursimit do t’u komunikohen blerësve ekzistues të biletave përmes postës elektronike dhe në euro2020.com/tickets”, thuhet në njoftim.

Evropiani duhet të zhvillohej në 12 qershor-12 korrik të këtij viti, në 12 qytete të ndryshme në të gjithë Evropën, që tashmë është shpallur epiqendra e pandemisë së koronavirusit. Shtyrja e kompeticionit u jep mundësi kampionateve të ndryshëm vendas që të përfundojnë sezonin.