Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Situata në Itali, Conte: Shmangëm rënien e sistemit, shkollat do vijojnë të qëndrojnë mbyllur

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 22:19 | Bota
Situata në Itali, Conte: Shmangëm rënien e sistemit, shkollat do

Kryeministri Conte përsëriti qëndrimin më mbledhjen e fundit të qeverisë se bllokimi total dhe mbyllja e shkollave do të zgjaten dhe për disa kohë deri sa situata nga koronavirusi të përmirësohet.

Kreu i qeverisë ndau me anëtarët e kabinetit të rejat e fundit nga situate në vend, ku tha se fatmirësisht u evitua rënia e sistemit, por rikthimi në normalitet do të kërkojë ende kohë.

“Pikë së pari, evituam rënien e sistemit, masat shtrënguese janë duke dhënë rezultate dhe është mëse e qartë se kur të arrijmë pikun dhe përhapja të jetë në rënie, të paktën në përqindje, shpresojëm pas disa ditësh, nuk do të mund ti rikthehemi direkt përditshmërisë sonë. Për momentin nuk mund të themi më shumë, por është e qartë se masat që ndërmorrëm, si ajo për mbylljen e aktiviteteve e bizneseve dhe ato individuale të vendit, edhe përsa i përket shkollave, të gjitha do të kenë një datë skadence”, tha Conte.

Në mbledhjen ku të gjithë ministrat ishin me dorashka dhe maska mbrojtëse, Conte tha se është dakord me masat e ndërmarra nga disa kryetarë bashkish për të mbyllur parqet.

Sipas numrit një të qeverisë, për momentin nuk janë parashikuara masa të tjera shtrenguese, por nëse situata do të kërkojë ndërhyrje të tjera, atëhere ato do të aplikohen.

“Duhet vënë në punë dëshira e mirë dhe duhet vepruar me ndërgjegje të plotë, sepse sanksionet për këdo që thyen rregullat do të aplikohen dhe jam dakord me ata krerë bashkisë që kanë mbyllur dhe parqet. Një gjë është të bësh aktivitet sportive dhe është diçka krejt ndryshe t’i kthesh këto vende në pika grumbullimi. Për momentin nuk janë parashikuar masa të tjera shtrënguese, por nëse nuk zbatohen këto rregulla do të na duhet të reagojmë sërish”, përfundoi Conte.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani