Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tjetër i prekur me koronavirus në Kosovë, mjeku flet për gjendjen e të infektuarve

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 09:45 | Kosova
Tjetër i prekur me koronavirus në Kosovë, mjeku flet për

Në një lidhje “live” në Ditarin e orës 09:00 në A2, mjeku infektolog në Prishtinë, Valbon Krasniqi bëri të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus edhe një tjetër person në Kosovë, duke e çuar në 20 numrin total të të prekurve.

Krasniqi u shpreh se personi i 20 i prekur është një grua 55-vjeçare, e cila është familjare e një prej të prekurve të mëparshëm.

Mjeku theksoi se edhe në Kosovë rastet e para janë persona të ardhur nga Italia. Ai tregon se 7 persona janë anëtarë të një familjeje.

Krasniqi foli edhe për gjendjen shëndetësore të 20 personave të prekur. “Nga 20 persona të prekur, 13 janë duke u trajtuar ne spital. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, tha Krasniqi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë