U shkarkua një ditë më parë, reagon ashpër ndaj Kurtit ish-ministri i Brendshëm

kurti mustafa 600x338

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkarkoi një ditë më parë Agim Veliun nga posti i ministrit të Brendshëm, ndërsa ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Veliu e quan Kurtin një gënjeshtar dhe person që merret me teori konspirative. “Nuk e di a ka vend aty për ndonjë koment. Të shohësh kryeministrin e vendit në ato situata është e dhimbshme, nuk e di çka presin qytetarët prej një kryeministri të tillë, i cili merret me konspiracion dhe gënjen çdo fjalë që e flet, dhe çdo veprim që e bën e bën tinëzisht dhe me mashtrime. Është e dhimbshme për qytetarët e Kosovës ta kenë një kryeministër të tillë”, deklaroi Veliu në një intervistë për Telegrafi.com.

Më tej, Veliu u shpreh se do të fillojë mbledhja e firmave për mocionin e mosbesimit ndaj Kurtit.