Venecia na kalon në vjeshtë, konflikti shqiptar kërkon kohë dhe komunikim direkt

venecia komisioni 1100x620

Komisioni i Venecias shtyu për në vjeshtë raportin final për Shqipërinë.

“Siç jemi të gjithë në dijeni, projekt-opinioni ngre shumë çështje të vështira dhe të diskutueshme. Është e qartë nga letërkëmbimi se asnjë nga institucionet shqiptare nuk është i gatshëm të pranojë konkluzionet e Opinionit dhe për këtë arsye nuk do të kontribuonte në këtë moment për të ulur tensionet në vend”, shkruhet në letrën e Thomas Markert nga Komisioni i Venecias.

Raportuesit kanë arritur në përfundimin se nuk do të ishte e përshtatshme që në këto rrethana të miratohet teksti tani me një procedurë të shkruar. Dhe duke u kosnultuar me Presidentin Xhani Bukikio, ata i kanë propozuar Komisionit që të shtyjë shqyrtimin dhe miratimin e mendimit në seancën e ardhshme plenare, që përkon me sezonin e vjeshtës.