Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Britani

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 16:44 | Bota
Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Britani

Shërbimi shëndetësor në Britaninë e Madhe njofton se ka shkuar në 128 numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në vend, duke u rritur ndjeshëm krahasur me një ditë më parë. Këtë të enjte është raportuar dhe viktima e parë nga ky virus në Irlandën e Veriut.

Sipas burimeve zyrtare një rritje domethënëse kanë patur dhe numri i të infektuarve.

“29 persona të tjerë që ishin pozitiv me koronavirus humbën jetën. Pacientët ishin mes 47 dhe 96 vjeç dhe vuanin dhe nga sëmundje të tjera”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Britania është ndër vendet e fundit europiane që mori masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

A2 CNN Livestream

Dita jonë