Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vjen vendimi zyrtar, shtyhet pezullimi i kampionatit anglez

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 21:28 | Futboll
Vjen vendimi zyrtar, shtyhet pezullimi i kampionatit anglez

Futbolli anglez do të pezullohet deri më datë 30 prill. KY është vendimi i marrë nga FA në dakordësi me Premier League dhe Ligën Angleze. Në këtë mënyrë do të zgjatet pezullimi fillestar i parashikuar deri më 3 prill. Drejtuesit e futbollit anglez bëjnë më dije se do të rinisin të luajnë vetëm nëse do të plotësohen kushtet dhe mendimi i tyre shkon tek personat e prekur nga koronavirus.

Kjo nënkupton që është shtyrë pezullimi i të gjithë kampionateve profesioniste të Anglisë, të cilët normalisht duhet të kishin nisur në prill.

“Po qëndrojmë të bashkuar në detyrën tonë për të gjetur një mënyrë për të nisur sezonin futbollistik 2019/20 dhe të gjitha ndeshjet e kampionatit, kupat kombëtare dhe evropiane sipas kushteve të sigurisë që nevojiten. Jemi plotësisht dakord me vendimin e UEFA për të shtyrë Europianin me një vit me qëllim që të gjejmë hapësirat e duhura në kalendar si dhe të ruajmë integritetin e çdo ndeshje", shkruhet në njoftimin zyrtar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë