Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Zgjimi” i dytë i Tiranës. Çfarë ndodh në kryeqytet nga ora 16:00 deri në 18:00

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 20:09 | Sociale
“Zgjimi” i dytë i Tiranës. Çfarë ndodh në

Kur ora shënoi 16:00, në rrugët e Tiranës u rikthye qarkullimi i përkohshëm. Qetësia e kryeqytetit u ndërpre nga zhurmat e automjeteve të autorizuara për të lëvizur në këto ditë shtetrrethimi.

Për 120 minuta, kryeqytetasit nxitojnë hapat. Radhë nëpër supermarket apo dalje për të ndryshuar ajrin e 4 mureve të shtëpisë…

Ajo çfarë të bie në sy në kryeqytet, përgjatë fashës së orarit 16:00-18:00, ku lejohet qarkullimi pasdite, është përdorimi më i shpeshtë i biçikletave.

Ndërsa nata ra në Tiranë, kryeqyteti do të duhet të mbajë sërish frymën pas orës 18:00.

Dhe për ata që frymën duan ta mbajnë në rrugët e Tiranës, duhet t’i bëjnë mirë llogaritë me gjobat, në shkelje të urdhërit të qeverisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë