Australianët nuk u rezistojnë temperaturave të larta, injorojnë masat ndaj koronavirusit – A2

Australianët nuk u rezistojnë temperaturave të larta, injorojnë masat ndaj koronavirusit

Koronavirusit nuk i ka shpëtuar as Australia, ku deri tani janë konfirmuar më shumë se 800 persona me COVID-19, nga të cilët 7 kanë humbur jetën.

Po ashtu si edhe në shtete të tjera, edhe qeveria australiane ka marrë masa parandaluese, por shumica e qytetarëve nuk duket se po i merr parasysh ato.

Plazhi i njohur, Bondi, pranë Sidneit, ishte i mbushur me qytetarë, të cilët nuk kanë mundur t’u rezistojnë temperaturave që kanë arritur mbi 32 gradë celsius, por në shkelje flagrante të ruajtjes së distancës për mospërhapjen e koronavirusit.