Basha reagon pas përgjigjes për mesazhin e sajuar: Akt i shëmtuar, por të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i njerëzve

MB BASHA ANTISHPIFJE frame 732 1100x620

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi për konfirmimin e ardhur nga Vodafone se mesazhi i çuar në emër të tij për kryeministrin nuk ishte dërguar nga telefoni i tij.

“Në një shoqëri të lirë duhet të mbizotërojnë gjithmonë e vërteta dhe transparenca! Edhe pse ky akt i shëmtuar ka indinjuar shumëkënd, tani është koha të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i çdo shqiptari. T’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këto ditë të vështira që ta mundim të keqen”, shprehet Basha, duke shpërndarë mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili publikoi përgjigjen zyrtare të Vodafone.