Bjellorusi, jeta dhe futbolli vijojnë normalisht, presidenti: Virusi shkatërrohet me sauna, vodka dhe punë

minsk 1100x620

Ndërkohë që në Europë kampionatet e futbollit dhe jo vetëm janë pezulluar deri në një njoftim të dytë, dhe vetë atletët nuk dalin dot nga shtëpia, në një vend të Europës këto masa nuk merren parasysh, dhe jeta vazhdon si më parë.

Bëhet fjalë për Bjellorusinë, ku pikërisht dje filloi sezoni i ri i kampionatit, dhe dy ndeshjet e para jo vetëm që u  zhvilluan rregullisht, por ishin plot me tifozë dhe pa asnjë masë parandaluese.

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko

Federata bjelloruse me anë të zëdhënësit të tij Alexandr Alenik, thjesht nënvizoi faktin që “ e dimë që shumë kampionate të jera janë pezulluar por koha kur mund të luajmë futboll për ne kufizohet nga pranvera deri në vjeshtë”. 

Asnjë nga klubet, ndër to edhe me emër në turnetë europiane si Bate Borisov dhe DIanmo Minsk, ka kundërshtuar vendimin e Federatës. Kjo nuk habit, në një vend i cilësuar nga studiuesit si regjimi i fundit në Europë, me presidentin Alexander Lukashenko që drejton vendin nga viti 1994, me sisteme të ngjashme me ato të Bashkimit Sovjetik.

Vetë Lukashenko, i pyetur për situatën me koronavirusin, ka deklaruar se populli thjesht duhet të ”bëj sauna, të pijë shumë raki dhe të punojë po aq, që të shkatërrojë virusin brenda tij”.