Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dy shqiptarë përplasin makinën në aeroportin e Barcelonës

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 13:03 | Bota
Dy shqiptarë përplasin makinën në aeroportin e

Dy shqiptarë, të paidentifikuar, janë arrestuar nga policia spanjolle pasi janë futur me makinën e tyre brenda terminalit 1 në aeroportin e Barcelonës.

Sipas mediave iberike, gjatë incidentit ata lëshuan thirrje “të tipit islamiste” por pas kontrollit nuk u zbulua asnjë lëndë shpërthyese në makinë.

Autoritetet madje raportuan se njëri prej tyre ishte nën efektin e lëndëve narkotike ndërsa secilit iu gjetën nga 10 mijë euro me vete dhe asnjëri prej tyre nuk kishte histori të mëparshme të lidhura me terrorizmin apo sjellje radikale.

Incidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit. Pasi përplasën makinën dhe dolën prej saj, mediat spanjolle raportojnë se ata nisën të bërtisnin, por u vunë shpejt në pranga nga forcat speciale që ndodheshin brenda aeroportit.

https://youtu.be/gZsxn43EvCg

A2 CNN Livestream

Dita jonë