E gjithë bota në “divan”, Neflix dhe Youtube ulin cilësinë për të shmangur kolapsin

netflixxxx 1100x620

Pandemia e koronavirusit ka shtrënguar qindra miliona persona, në mos miliarda, që të rrinë në shtëpi për të shmangur përhapjen e saj.

Normalisht kjo përkon me një rritje të madhe të kërkesës së shërbimeve online, në veçanti të atyre që kanë të bëjnë me zbavitjen. Netflix, Amazon Prime, Youtube etj, kanë regjistruar një “shpërthim” të abonimeve dhe të kontakteve gjatë ditës, por kjo sjell edhe të papritura në infrastrukturë.

Për këtë arsye Netflix ka deklaruar se do t’ i përgjigjet pozitivisht apelit të Komisionit Europian për të ulur cilësinë e transmetimeve në HD, që me ketë ngarkesë të jashtëzakonshme mund të çojnë në kolaps sistemin.

Gjiganti amerikan i ofertës së produkteve në streaming vendosi të reduktojë me 25% cilësinë e transmetimit, duke siguruar gjithsesi, sipas tyre “një shërbim të kënaqshëm për klientët”.

Pas tyre, një tjetër emër ikonik si Youtube deklaroi se i bashkohet iniciativës, duke pezulluar për 30 ditë versionin “HD” të videove.  

Një kolpas të linjave të internetit mund të përfshinte edhe institucionet shëndetësore dhe ato shtetërore në linjë të parë të ”betejës” me koronavirusin, duke parë që të përtej pjesës “download”, edhe ajo “upload”, që ka të bëj me ngarkimin në rrjet të dokumenteve të ndryshme, është rritur me 40% për shkak të punës së transferuar në karantinë.