Gjyshja 95-vjeçare ka ditëlindjen, surpriza i vjen duke respektuar distancimin social – A2

Gjyshja 95-vjeçare ka ditëlindjen, surpriza i vjen duke respektuar distancimin social

gjyshja 1100x620

Kur jeta të ofron limonë, bëni limonta. Kështu e nis tekstin e një lajmi CNN duke na dhënë një mesazh të mirë për këto ditë izolimi. Historia që na rrëfen është historia e një familjeje të madhe që këtë javë do të duhej të uronte gjyshen 95-vjeçare për ditëlindjen e radhës. Por në kushtet e izolimit, ato do të mund të festonin vetëm në distancë.

Familja e Byrne nga Nju Jork ka vendosur që gjyshen ta surprizojë nga oborri i saj, por duke kënduar dhe duke e uruar të duke respektuar distancat që kërkohen në këtë pandemie globale. “Duhet të krijonim hapësirat që duhen në këtë kohë. Nuk mund ta përqafonim nga afër vajzën e ditëlindjes”, shkruan mbesa e gjyshes 95-vjeçare Kathleen, teksa poston videon në llogarinë e saj në Instagram.

Mbesa e Kathleen, Sara Byrne është vetëm një nga familjarët e gjyshes që është surprizuar nga fëmijët, nipërit dhe mbesat në oborrin e saj. Ata shfaqen  të veshur me kapele festive, me fishekzjarrë ditëlindjesh dhe tullumbace në duar, ndërsa i këndojnë 95-vjeçares urimin e radhës.

“Ajo ka dhënë aq shumë për ne, tani ne jemi bashkuar për të. Edhe pse në kohë të këqija, donim që ta falënderonim edhe këtë vit. Një surprizë që ajo e meritonte. Dhe ajo u ndje e lumtur. E pashë këtë në buzëqeshjen e saj”, shkruan një tjetër familjare e gjyshes, që tanimë i duhet të izolohet e vetme.

Dhe në të vërtetë nëna 95-vjeçare duket e lumtur në videon e postuar. “O, sa më pëlqen kjo surprizë. Ju dua të gjithëve shumë e më vjen keq që nuk jemi dot bashkë”, thotë gjyshja.

Kathleen Byrne ka 7 djem dhe 22 nipër e mbesa, të cilët po ashtu i kanë dhuruar edhe 29 stërnipa dhe stërmbesa të tjera, që këtë javë i treguan asaj se sa shumë e duan.