Koronavirus në sport, nëntë raste të reja në NBA, preken NFL dhe volej

KORONAVIRUS NBA NFL VOLEJ frame 437 1100x620

Raste të reja të infektimit nga koronavirus në NBA amerikan. Basketbollisti më i fundit i prekur është Markus Smart i Boston Celtics.

Lajmi u konfirmua nga klubi, që mbrojti identitetin e sportistit, por më pas ishte vetë Smart ai që njoftoi se ishte në izolim dhe kishte shëndet të mirë. Edhe te Los Angeles Lakers janë dy lojtarë pozitivë, por ka edhe tre raste në ekipet e Philadelphia dhe Denver.

Ndërkohë janë regjistruar edhe sportistët e parë të infektuar nga Covid-19 në futbollin amerikan dhe në volejboll. Në NFL i prekur është trajneri i New Orleans Saints, Sean Payton, ndërsa në volej bëhet fjalë për Irwin Ngapeth, i cili aktualisht luan në Rusi me Zenit Kazan.