Koronavirusi, forcohet euro, arrin në nivelin e 123 lekëve

dysh EURO frame 592 1100x620

Situata e krijuar nga koronavirusi ka ndikuar ndjeshëm tregun e valutave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro ka kapërcyer nivelin e 123 lekëve, për herë të parë që nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar. Në këtë mënyrë, monedha europiane ka arritur nivelin më të lartë të 5 muajve të fundit.

Sipas agjentëve në tregun e këmbimit valutor, forcimi i euros është shkaktuar nga kufizimi i aktivitetit të tregtisë, pas masave për mospërhapjen e virusit COVID 19. Tashmë prej ditësh, Shqipëria është vendosur nën masa të rrepta të lëvizjeve, çka ka shkaktuar edhe një bllokim pothuajse të të gjitha bizneseve në vend.