Koha e lejuar për të përfunduar punët pa pasur penalitete për shumë është e pamjaftueshme. Këtë e vertetojnë edhe qeset e ushqimeve që mbajnë në duar disa qytetarë në zonën e Komunës së Parisit, rreth mesditës, 2 orë pasi ka kaluar orari i lejim-qarkullimit.
Nëse në qendër të kryeqytetit apo lagjje pranë saj, kontrollet për rebelët që nuk përshtaten dot me qëndrimin brenda 4 mureve, janë më të shpeshta, çfarë ndodh në lagjet më periferike të Tiranës?
Në Laprakë, qytetarët duken rigorozë në zbatimin e rregullave të vendosura nga qeveria.
Më pak duken ata të Astirit, ku përveç blerjeve, kufizim apo jo, moti i mirë shfrytëzohet për shëtitje.
Edhe rrugët e Saukut janë bosh, me përjashtime të vogla. Dikush shkon në bankë, dikush del shëtitje, dikush shkon ose kthehet prej pune.
Kamza, edhe pse jo me ritmin e
përditshëm, duket një ndër zonat më të patrembura nga koronavirusi në
kryeqytet.