Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi prek aktoren e “La Casa de Papel”

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 13:36 | Showbiz
Koronavirusi prek aktoren e “La Casa de Papel”

“Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma – temperaturë dhe kollë të thatë dhe sot kam pranuar informacionin nga testi epidemiologjik që kam bërë. Është koronavirus. Rasti im është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Jini të vetëdijshëm, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët”.

Kështu ka shkruar aktorja e serialit “La Casa De Papel”, Itziar Ituno. Një ndër personazhet kryesore të këtij produksioni tanimë të njohur në të gjithë botën. Vetë Itzar Ituno e ka dhënë njoftimin përmes një postimi në “Instagram” , ku shprehet se ka simptoma të buta dhe se I është dashur të izolohet këto ditë në shtëpi.

Sezoni i ri  “La Casa De Papel” do të niste transmetimin e tij në datën 4 prill, por ende nuk ka asnjë lajm nëse do anulohet prej koronavirusit apo jo.

https://www.instagram.com/p/B94G2HsAs7M/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani