Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi shtyn edhe Eurosong

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 13:43 | Showbiz
Koronavirusi shtyn edhe Eurosong

Festivali Europian i Këngës nuk do të mbahet këtë vit në Roterdam dhe shkaku është pandemia që ka pushtuar botën. Koronavirusi shtyn edhe këtë event të kulturës.

“Me keqardhje të thellë na duhet të njoftojmë për anulimin e Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision 2020 në Roterdam. Është e pamundur të vazhdojmë me këtë ngjarje ashtu si është planifikuar”, kanë bërë të ditur ata përmes një njoftimi.

Konkursi i këngës që ishte planifikuar të niste maratonën e përvitshme natën e parë të Eurosong Contest 2020, më 18 mars, por në njoftimin e tyre theksohet se ky event do të mbahet në vitin 2021.

Festivali europian i këngës është zhvilluar rregullisht që nga viti dhe pritej që këtë vit të tërhiqte më shumë se 200 milionë shikues nga e gjithë bota dhe në natën finale të bënte bashkë dhjetëra mijëra njerëz që ishin akredituar dhe kishin blerë biletat për natën finale të këtij edicioni. Fatkeqësisht, për shkak të COVID 19, Eurosong Contest nuk do të mbahet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani