Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kosova heq pjesërisht taksën për lëndën e parë nga Serbia

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 20:50 | Kosova

Qeveria e Kosovës ka miratuar mbrëmjen e së premtes me shumicë votash heqjen e pjesshme të taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake. Ashtu siç e kishte njoftuar dhe kryeministri Albin Kurti taksa në fillim do të hiqet për lëndën e parë, ndërsa në 1 prill pritet të hiqet tërësisht.

“U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%”, tha Kurti.

Ndaj këtij vendimi kanë abstenuar edhe ministrat e Listës Serbe ndërsa ministrat e LDK-së nuk morën fare pjesë në seancë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani