Messi, pjesë e sfidës së letrës higjienike…

Messi letra higjienike sfida 1100x620

Izolimi në shtëpi nuk ka kursyer as personazhet e pasur të botës apo të famshëm. Një prej tyre është edhe ylli i futbollit, Lionel Messi, i cili së fundmi është bërë pjesë e sfidës që është përhapur në internet, ku duhet zhongluar 10 herë letra higjienike.

Ylli argjentinas tregoi aftësitë e tij edhe në këtë drejtim, duke bërë 19 prekja, nga 10 të nevojshme.

Më tej, Messi, zgjodhi Arturo Vidal, Jordi Alba, Luis Suarez dhe Sergio Aguero, për të provuar këtë sfidë.