Studimi, pasojat e pandemisë mund të prodhojnë 25 milionë të papunë

papunesia 1100x620

Pandemia e koronavirusit po shqetëson botën për pasojat e saj shëndetësore, ku miliona persona rrezikojnë jetën e tyre. Por pasojat e saj ekonomike do të reflektohen padyshim ë përditshmërinë tonë edhe kur emergjenca do të jetë zbutur.

Sipas një studimi të ILO, Organizatës Ndërkombëtare të Punës,  që mbledh qeveritë, sindikatat dhe dhomat e tregtisë të 187 vendeve,  mund të shkojnë deri në 25 milionë të papunët për shkak të vështirësive ekonomike për shkak të pandemisë, që do t’ i shtohen 188 milionëve që regjistrohen sot në botë.  

Sipas ILO, sektorët më të prekur do të jenë ai automobilistik, turizmi dhe transportet”, që do të shënojnë humbje më të mëdha se gjatë krizës financiare të vitit 2009.

Ekonomitë perëndimore, sipas raportit, do të jenë ato më të goditura, me humbje që mund të tejkalojnë 3 trilionë eurot vetëm gjatë vitit  2020.

Ndërkohë, punëtorët e varfër (ata që sipas statistikave fitojnë më pak se 3 euro në ditë) do të shtohen deri në 35 milionë, nga 630 milionë që janë në botë, ndërkohë që para koronavirusit pritej se do të tkurreshin me të paktën 14 milionë.