Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Arma” që frenon koronavirusin, shkencëtarët: Vaksina, brenda një viti

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 14:17 | Bota
“Arma” që frenon koronavirusin, shkencëtarët:

Zbulohet “arma”, e cila është në gjendje për të bllokuar motorin e koronavirusit të ri. Quhet 13 B dhe është një molekulë që lidh dhe frenon enzimën e përdorur nga virusi për t’u shumëfishuar në qelizat e infektuara.

Kjo konsiderohet si shënjestra kryesore për të goditur virusin dhe struktura e saj 3D, do të ndihmojë në zhvillimin e ilaçeve për trajtimin e sëmundjes. Studimi i publikuar në revistën shkencore “Science”, u krye nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtar të udhëhequr nga universiteti Lubecca në Gjermani.

E testuar në laborator, në qelizat e mushkërisë njerëzore të prekur nga koronavirusi, molekula 13B hyri menjëherë në veprim. Në një eksperiment të zhvilluar te minjtë, ajo tregoi se nuk është toksike. E megjithatë, sipas ekspertëve, do të duhet kohë para se molekula të kthehet në një ilaç kundër virusit.

Ndërkaq, një grup shkencëtarësh britanikë, që janë vënë në garë më kohën për krijimin e një vaksine të efektshme, thanë të premten se ajo mund të jetë gati brenda një viti. Krijimi i një vaksine është një proces i gjatë e kompleks, por ekspertët që punojnë në një godinë të blinduar nga masat e sigurisë nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes thonë se po bëjnë të pamundurën për ngushtuar afatin.

Në situata të tilla emergjence, disa aspekte administrative që vonojnë mbërritjen e vaksinës te pacientët mund të tejkalohen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani