Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bota, para dhe pas koronavirusit

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 17:57 | Bota
Bota, para dhe pas koronavirusit

Imazhe satelitore “para dhe pas” dhe fotografi peizazhesh kudo në botë tregojnë ndikimin e koronavirusit në të gjithë globin. Kombet më të pasura në botë përgatitën masa më shtrënguese për të luftuar shpërthimin global të koronavirusit që ka infektuar dhjetëra mijëra njerëz, shkaktuar kufizime sociale të papara që nga Lufta e Dytë Botërore, e ka dërguar ekonomitë drejt recesionit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja

Virusi ka infektuar më shumë se 200 mijë njerëz deri më tani në të gjithë botën, ndërsa numri i të vdekurve aktualisht është mbi 11 mijë. Të 50 shtetet e SHBA kanë raportuar raste të sëmundjes respiratore dhe numri i përgjithshëm i infeksioneve të njohura në Amerikë tejkalojnë 6.400 personat. Kentaki dhe Illinoi regjistruan vdekjen e tyre të parë të koronavirusit, duke çuar numrin kombëtar në të paktën 108.

Administrata Trump ka shtyrë të martën për miratimin e një pakete stimulimi prej 1 trilion dollarësh, që  me gjasë do të përfshijë pagesa direkte prej 1000 dollarësh për çdo amerikan. Rezerva Federale e SHBA është mobilizuar të martën për të siguruar fluksin e kredisë ndaj kompanive, bankave dhe madje qeverive lokale amerikane, në mes të një debati të fortë për mënyrën  për t’u përballur me pasojat ekonomike nga kriza e koronavirusit.

Kanadaja deklaroi që do të sigurojë mbështetje financiare për njerëzit e prekur nga shpërthimi i koronavirusit. Të martën Brazili raportoi vdekjen e saj të parë nga koronavirusi dhe që po zhvilloheshin  testime për katër vdekje të tjera të mundshme nga COVID-19.

Amerika e Jugut

Në kryeqytetin e Argjentinës Buenos Aires klasat, shfaqjet e tangos janë pezulluar për të paktën 15 ditë.

Gjykata Supreme e Meksikës tha se do të pezullojë aktivitetet e saj të rregullta gjyqësore nga 18 marsi deri më 19 prill. Kili mund të shtyjë një referendum mbi kushtetutën e re të planifikuar për 26 Prill.

Europa

Kryeministri i Italisë tha se koronavirusi po shkaktonte një "cunami socio-ekonomike", ndërsa liderët evropianë ranë dakord të mbyllnin kufijtë e jashtëm. Numri i vdekjeve nga përhapja e koronavirusit në Itali është rritur në mënyrë tragjike, ndërsa Franca i vendosi të martën 67 milionë banorët e saj në karantinë, në një veprim të paprecedent në kohë paqe, dhe tha që ishte e gatshme të shtetëzojë kompanitë e mëdha që vuajnë nga trazirat financiare. Belgjika do të vendosë një bllokim nga mesdita (ora 11:00 )  e të mërkurës më 18 mars deri në 5 prill për të kufizuar lëvizjen e njerëzve.

Spanja njoftoi një paketë prej 200 miliardë eurosh për të ndihmuar kompanitë dhe për të mbrojtur punëtorët dhe grupet e tjera që mund të cenohen. Gjermania ka vendosur një fond 50 milionë euro (56 milionë dollarë) për të riatdhesuar turistët gjermanë të bllokuar në të gjithë botën.

Mali i Zi ka konfirmuar rastin e parë të infeksionit koronavirus në dy paciente femra që kishin mbërritur 12 ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara dhe Spanja. Britania filloi një skemë të re të huadhënies për të siguruar financim afatshkurtër për bizneset e mëdha. Turqia konfirmoi vdekjen e saj të parë në lidhje me koronavirusin, ndërkohë që numri i rasteve të konfirmuara është më shumë se dyfishuar, duke shkuar në 98.

Azia e Largët

Kina kontinentale regjistroi 13 raste të reja të konfirmuara të infeksioneve koronavirus të martën, nga 21 të një dite më parë. Nga rastet e reja, 12 ishin udhëtarë të infektuar jashtë. Kjo sjell numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në territorin e Kinës deri më tani në 80 894. Numri i vdekjeve nga epidemia në territorin e Kinës kishte arritur në 3 237 të martën vonë, 11 më shumë nga një ditë më parë.

Kina ka autorizuar provat klinike mbi vaksinën e saj të parë të krijuar për të luftuar koronavirusin. Policia indoneziane ka urdhëruar shitësit që të racionojnë blerjet e ushqimeve bazë që të përmbajnë panikun, ndërsa presidenti po vlerëson mundësinë e uljes së çmimeve të karburantit për të reflektuar rënien e çmimeve të naftës.

Koreja e Jugut raportoi 84 raste të reja të koronavirusit që nga e marta, dita e tretë me radhë që vendi ka raportuar më pak se 100 infeksione të reja, duke sjellë infeksionet totale të vendit në 8.320. Numri i vdekjeve u rrit me dy,  duke shkuar në 81. Tajvani do të ndalojë hyrjen në ishull për shumicën e të huajve si pjesë e masave të parandalimit të koronavirusit, duke përjashtuar  diplomatët dhe ata të pajisur me leje qëndrimi.

Kazakistani raportoi 14 raste të reja të martën, duke e rritur totalin në 27. Mongolia raportoi tre raste të reja midis qytetarëve të riatdhesuar nga Koreja e Jugut dhe Gjermania. Tajlanda planifikon të mbyllë shkollat, baret, kinematë, arenat e gjelave, si dhe të shtyjë pushimet e Vitit të Ri tajlandez të muajit të ardhshëm. Kamboxhia raportoi 12 raste të reja të martën, duke dyfishuar numrin e saj në 24.

Guvernatori i Bankës së Japonisë Haruhiko Kuroda tha të mërkurën se banka qendrore do të lehtësonte përsëri "pa hezitim" politikën monetare, nëse ekonomia përkeqësohet më tej nga ndikimi i epidemisë së koronavirusit. Vietnami do të pezullojë çështjen e vizave të reja për të gjithë shtetasit e huaj.

Australia dhe Lindja e Mesme

Australia ka ndaluar publikun nga instituti kombëtar i sporteve në Kanberra për të zvogëluar rrezikun e infektimit të atletëve me koronavirusin, në kuadër të Lojërave Olimpike të Tokios. Arabia Saudite tha që xhamitë e saj nuk do të pranojnë më adhurues për lutjet e përditshme ose ceremonitë e tyre të së premtes. Numri i vdekjeve të Iranit nga koronavirusi  është rritur në 988, me 135 vdekje të reja dhe 1 178  të infektuar të rinj në 24 orët e fundit, tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë për televizionin shtetëror të shtunën. Oman mbylli të gjitha vendet turistike dhe ndaloi mbledhjet në vendet publike, përfshirë plazhet dhe parqet. Mbreti i Jordanisë miratoi një ligj që i jep qeverisë kompetenca gjithëpërfshirëse për të zbatuar një gjendje të jashtëzakonshme. Egjipti të martën raportoi dy vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar bilancin total në gjashtë.

Koronavirusi infekton ekonominë

Bursat amerikane dhe aziatike panë një rënie ranë gjatë të mërkurës, pasi shqetësimet në lidhje me pandeminë  e koronavirusit eklipsuan shpresën se mbështetja e gjerë e politikës do të përballonte pasojat ekonomike të epidemisë.

Boeing dhe ndërmarrjet e tjera të aviacionit amerikan po kërkojnë miliarda dollarë ndihma ndërkohë që po mundohen të mbijetojnë nga kërkesat në pikiatë. 

Të ardhurat në ndërmarrjet italiane mund të bien deri në 17.8% këtë vit në krahasim me 2019, me turizmin dhe sektorin e automobilave që mund të dalin të dërrmuar  më së shumti nga përhapja e koronavirusit, tha të martën grupi i vlerësimit të kredive, “Cerved”.

Pothuajse gjysma e firmave japoneze panë një rrëshqitje  në shitjen e produkteve të tyre muajin e kaluar për shkak të shpërthimit të koronavirusit, me dy të tretat që parashikojnë se ndikimi i pasojave nga epidemia do të zgjasë të paktën disa muaj, zbuloi një sondazh i Reuters.

Plantacionet e vajit të palmës në Malajzi do të duhet të ndërpresin operacionet për dy javët e ardhshme për t'u pajtuar me urdhrat e qeverisë për të mbyllur bizneset jo thelbësore dhe kufizuar përhapjen e koronavirusit. “Goldman Sachs” tha të martën se ekonomia e Kinës ka të ngjarë të zvogëlohet 9% në tremujorin e parë. Linjat ajrore evropiane kërkuan lehtësim urgjent të taksave për të shmangur falimentimet e shumta.

Banka qendrore e Australisë përsëriti se ishte e gatshme të lehtësonte më tej politikën, duke shtuar spekulimet e një stimuli agresiv këtë javë. Malajzia shtyu një takim zyrtarëve të bankës qendrore dhe financiarë nga vendet e APE, e planifikuar që të fillonte të martën.

Virusi po kërcënon planet e projekteve në industrinë diellore amerikane, sipas një raporti të botuar të martën. Bursa e Filipineve u mbyll për një kohë të pacaktuar të martën, ndërsa tregtimi i monedhës dhe i bonove u pezullua. Një samit midis Kinës dhe Bashkimit Evropian është shtyrë, tha të martën Komisioni Evropian.

Sporti

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha të martën se drejtuesit e G7 kishin rënë dakord të mbështesin një Olimpiadë "të plotë". Por kampionati i futbollit Euro 2020 u shty për një vit ndërsa “Kentucky Derby”, “xhevahiri” i parë i garave të hipizmit Triple Croën në Amerikën e Veriut, do të shtyhet nga maji për në shtator, për shkak të koronavirusit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë