Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Britania në ditën e parë të mbylljes totale…viktimat nga koronavirusi shkojnë 220

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 19:17 | Bota

Britania e Madhe ishte një nga vendet e fundit në Europë që vendosi masa shtrënguese për të përballuar përhapjen e koronavirusit, i cili tashmë po përhapet me shpejtësi në ishull.

Ditën e shtunë hyri në fuqi mbyllja e lokaleve, pub-eve, kinemave dhe shumë aktiviteteve të tjera tregtare dhe rrugët e Britanisë tashmë janë bosh.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit 53 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 220 numrin total të viktimave.

Sipas NHS, pacientët që nuk mund të mbijetonin ishin të moshës 41-94 vjeç dhe që vuanin dhe nga sëmundje të tjera.

A2 CNN Livestream

Dita jonë